Categories Lajme

Donte të shmagte testin e alkoolit, 48-vjeçari tenton të korruptojë policët me 20 mijë lekë në Shkodër

Një 49-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte mjetin i dehur dhe ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Gj. B., 49 vjeç, banues në Vaun e Dejës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për të shmangur testin e alkoolit, ky shtetas iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, që të mos kryente testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari që drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, kanë konstatuar një shtetas që drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të automjetit tip “Benz”, shtetasit Gj. B., dhe i kanë komunikuar se do të kryente testin e alkoolit. Për të shmangur testin e alkoolit, ky shtetas iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi Gj. B., 49 vjeç, banues në Vaun e Dejës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME