Categories Lajme

“Duam drejtësi”! Me lot në sy, flet vëllai i shqiptarit të vrarë në Itali: E pashë të vdiste para meje

Xhuliano Bitri, vëllai 18-vjeçar i Klajdi Bitrit të riut shqiptar që u vra me shtizë pasditen e së dielës në Sirolo të Italisë, kërkon drejtësi.

Në një intervistë për mediat italiane, Xhuliano thotë se vëllai i tij punonte në port dhe ishte i integruar mirë në Ankona, qytetit ku jetonte dhe ku u vra në përpjekje për të mbrojtur një mik italian, nga një shtetas algjerian.

“Unë dua drejtësi. E pashë vëllanë të më vdiste vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të kuptuar se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë”, thotë Xhuliano.

Xhuliano tregon se ishin në makinë kur pa sherrin që po ndodhte në mes të rrugës! Klajdi, tregoi ai më tej, i kërkoi algjerianit që të largohej dhe gjithçka u duk sikur u qetësua, por algjeriani u kthyes sërish me një shtizë në dorë dhe qëlloi.

“Isha me vëllanë tim dhe një person tjetër, po shkonim në det në Sirolo. Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (mikun italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës. Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi e mori për të punuar në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali.

Vëllai hyri për të ndarë sherrin, por kur u duk se gjithçka ishte qetësuar, algjeriani e godit edhe atë me shtizë. Ai e qëlloi me dashje. Pasi i nguli shtizën vëllait tim në gjoks, u largua. Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta dërguar trupin në shtëpi“, tha ai me lot në sy, teksa përpiqet ta rikthejë trupin e vëllai në Shqipëri për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Autori i krimit algjeriani Fatah Melloul u arrestua 4 orë pas ngjarjes, ndërsa policia arriti ti sekuestronte edhe armën me të cilën i preu jetën në mes Klajdit 23 vjeçar. Mediat italiane e përshkruan të riun shqiptar si një “shembull i përsosur i integrimit”.

Ai punonte në port prej shumë vitesh dhe ishte i integruar mirë në realitetin e Ankonës, qytetit ku jetonte. Ai u vra në përpjekje për të mbrojtur një mik italian, i cili ishte sulmuar nga i akuzuari dhe më pas arrestuar për krimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME