Categories Lajme

Dy nëna braktisin fëmijët e mitur në Vlorë

Dy nëna kanë braktisur fëmijët e tyre, të mitur. Nënat nga Vlora, në dy raste të veçanta, kanë kryer këtë akt, ndërsa sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për A. M., 28 vjeçe , banuese në Selenicë dhe G. H., 44 vjeçe, pasi akuzohen për “Braktisje e fëmijëve të mitur”.

Komisariati i Policisë Vlorë

  • Më datë 09. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen A. M., vjeçe 28, banuese në Selenicë. Neni 124 i Kodit Penal.
  • Më datë 09. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim, për shtetasen G. H., vjeçe 44. Neni 124 i Kodit Penal.

Neni 124

Braktisja e fëmijëve të mitur

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)

Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME