Categories Lajme

Dyfishohet në 85 mijë lekë cmimi i patentës? Reagon Drejtoria e Transportit

Diten e sotme ne media ke qarkulluar nje lajm per dyfishimin e cmimit te patentës, por drejtoria e transportit thote se nuk do të rritet.

Mesditën e sotme në disa media qarkulloi lajmi se do të dyfishohet çmimi i patentës dhe se do të shkojë në 85 mijë lekë.

Por informacioni ne fjale është mohuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) e cila sqaron të gjithë qytetarët se çmimi për lejet e drejtimit nuk do të rritet por do të vijojë të mbetet i njëjtë.

DPSHTRR sqaron një marrëveshje e nënshkruar me Drejtorinë e Tatimeve dhe Shoqatat e Autoshkollave nuk ka lidhje me rritjen e çmimit, por synon që të eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave.

LAJM I GABUAR! Lajmi është:

FUND FIKTIVITETIT në Autoshkolla! Zbatim rigoroz i programit të formimit për Leje Drejtimi! Fund lojës me Sigurinë Rrugore! Fund zhvlerësimit të profesionistëve dhe degradimit të tregut të Autoshkollave! As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!

Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit! Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt! Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria!

Fiton Siguria Rrugore! Rriten standardet e mësimdhënies në Autoshkolla! Merr dinjitet dhe vlerë aktiviteti dhe misioni i Autoshkollave! DPSHTRR zbaton aktet ligjore në fuqi që përcaktojnë programin e detyrueshëm zyrtar të përgatitjes në Autoshkolla, kryerjen e plotë dhe transparent të tij!

Siguria Rrugore kërkon Autoshkollim serioz, proces kritik që nuk mund të garantohet pa kushtet logjistike, kapacitetet teknike e didaktike që përkthehen në kosto të domosdoshme!

Kurset gjysmake, shkollimi i munguar, kontratat fiktive, punësimi në të zezë ose fiktiv, regjistrat fiktivë të pjesëmarrjes në orët mësimore, janë parathënia e aksidenteve dhe fataliteteve rrugore, kostove sociale e ekonomike që tejkalojnë sektorin e Autoshkollave duke cënuar tërë shoqërinë, sigurinë publike dhe aspiratat integruese!  Marrëveshja DPSHTRR dhe DPT dhe Shoqatat e Autoshkollave është investimi më i fortë për cilësi Autoshkollimi, mbrojtje konsumatori e Siguri Rrugore”, shkruan Gonxhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME