
Policia e Vlorës ka njoftuar se një 48-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. A.,banues në Fier, i cili dyshohet se është është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në një hotel, në Himarë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2022, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në një hotel, në Himarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.