Categories Lajme

Zjarret në bashkinë e Selenicë, situata duket nën kontroll dhe mirënjohja shkon për punonjësit e zjarrëfikëses Vlorë

Nga Vullnet Sinaj.

Zjarret në bashkinë e Selenicës sollën dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, dhjetëra hektarë shkurre, pemtari dhe ullinj në Dushkarak dhe duke shkaktuar dëme të tjera në Lezhan e Hadëraj.

Sot situata duket nën kontroll dhe mirënjohja shkon për punonjësit e zjarrëfikëses, policisë së Shtetit, mbrojtjen civile, pilotët e helikopterit dhe vetë banorët të cilët u angazhuan për minimizimin e dëmeve.

Kjo situatë e përsëritur jo vetëm në qarkun e Vlorës, por në mbarë vendin apelon për masa të ashpra ndaj piromanëve, zjarrëvënësve të qëllimshëm.

Një dashakeqësi, pakujdesi apo papërgjegjshmëri në dukje e vogël, mund të ketë pasoja dramatike për jetët e njerëzve, pronën private e publike.

Duhet të kujdesemi të mbajmë larg rrezikun që situata të tilla të mos përsëriten. Mirënjohje qytetarëve të përgjegjshëm, të cilët bashkëpunuan me autoritetet për menaxhimin e rrezikut.

Faleminderit të gjithëve!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME