Categories Lajme

E dinin shtetas sirian/ Vëllai gjen 42-vjeçarin e zhdukur para një jave në spitalin e Traumës

Një javë pasi kishte humbur gjurmët gjendet gjatë transmetimit live Pjerin Shestani. 42-vjeçari doli nga banesa më datë 9 shkurt, pasi kishte lënë në gjumë nënën e moshuar. I vëllai Leonard Shesatani mbërriti me urgjencë në Report TV për të kërkuar ndihmë. Gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ shumë prej telefonatave informonin se fotoja e një personi të fashuar në spital qarkullonte ndërkohë nëpër rrjetet sociale dhe ishte i paidentifikur nga familjarët.

Stafi i ’Pa Gjurmë’ u nis menjëherë drejt spitalit të Traumës, me dyshimin se bëhej fjalë për Pjerin Shestanin, që po kërkohej nga i vëllai në program. Në spitalin e Traumës në Tiranë, ai u gjet i shtrirë në krevat, jashtë dhomave në korridorin e një pavioni të katit të dytë. Sapo video u shfaq në ekran Leonardi njohu menjëherë të vëllanë.

Po ky është vëllai im, ky është. Do të jetë çare rrugës. Unë kam shkuar kam kerkuar në spital dhe nuk e kam gjetur. O Zot pse ka përfunduar kështu vëllai im! Çfarë i ka ndodhur?’ përlotet në studio i vëllai.

’Pa gjurmë’ zbuloi çfarë kishte ndodhur me 42-vjeçarin. Ai ishte dërguar me fraktura të rënda në trup, mëngjesin e së shtunës të datës 11 shkurt dhe prej 5 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa familjarët nuk kishin asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Ata e kishin denoncuar të humbur, më datë 9 shkurt në komisariatin nr. 2 në Tiranë. Pjerini ishte aksidentuar nga një automjet në zonës e Vaqarrit. Ishte drejtuesi i mjetit ai që njoftoi autoambulancën, e cila me urgjencë e kishte transportuar në spital.

42-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, i pamundur për të folur fillimisht për të u dyshua se ishte një shtetas sirian. Që nga momenti kur ai, 5 ditë më parë përfundoi pa ndjenja në spital, policia e kryeqytetit ishte në kërkim të familjes për ta identifikuar. Falë publikimit në ’Pa Gjurmë’ pak para përfundimit të emisionit, në ambjentet e Report TV, mbërritën oficerë të policisë së komisariatit numër 2 për të shoqëruar të vëllain e Pjerinit drejt spitalit. Ai do të vijojë të qëndrojë ende në spital, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në krahun e majtë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në momentin e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME