Categories Lajme

E rëndë në Bulqizë/ Gruaja humb trinjakët, në spital nuk ka as mjekë dhe as sallë operacioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një grua ka humbur trenjakët e saj që mbante në bark.

Gruaja e re me inicialet E.Rexhepi, ka humbur trinjakët e saj si pasojë e udhëtimit të gjatë që ka bërë nga fshati ku banon deri në spitalin e Bulqizës, ku sipas denoncimeve nuk ka as mjek gjinekolog dhe as sallë operacioni.

Fëmijën e parë E.Rexhepi e ka lindur vetëm me asistencën e infermieres, por ka hasur vështirësi për dy foshnjat e tjera dhe gjithçka ka shkuar keq, pasi të tre foshnjat kanë humbur jetën.

Mësohet se nga Tirana ishte nisur një staf mjekësor, por fatkeqësisht shumë vonë për 3 jetë të reja që nuk erdhën gjallë në këtë botë.

Sipas medias lokale “News 365” thuhet:

“Burimet nga spitali tregojnë që të tre fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ndërkaq mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe për momentin jashtë rrezikut. Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës, Ostreni, i është dashur që të udhëtojë me kalë rreth një orë, atëherë një makinë e zonës e ka sjell në spitalin e Bulqizës. Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet e lindjes që është nisur në spital.”

Kjo është një goditje e rëndë për shëndetësinë shqiptare dhe për mbarë qeverinë. Si mund të vdesin tre foshnja, së pari nga mungesa e infrastrukturës dhe e dyta nga mungesa e mjekëve?!

Pse nuk është dërguar helikopteri i urgjencës kombëtare? Kush mban përgjegjësi për këtë vdekje të trefishtë?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME