Lajme

E rëndë! Po punonte në varreza, shqiptari bie nga 5 metra lartësi dhe vdes në vend

Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pas një aksidenti të rëndë në punë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në provincën e Novarës, ku 54-vjeçari  ka rënë nga një lartësi prej rreth pesë metrash, teksa po punonte në varrezat e Castelletto Ticino. Sipas mediave vendase, shqiptari është dërguar me helikopter  në spital, ku i është dhënë dhe ndihma e parë nga mjekët, por plagët e rënda i kanë marrë jetën.

Në momentin e aksidentit, burri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, kishte hipur në një shkallë. Për arsye ende të paqarta ai u rrëzua duke marrë dëmtime të rënda në kokë por edhe në shpinë.

Kujtojmë se kjo është vdekja e dytë në punë në Piemonte që nga fillimi i vitit, teksa dhe viktima e mëparshme ka qenë një tjetër shtetas shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close