Categories Lajme

E turpshme, arrogante dhe amatoreske sjellja e autoriteteve shqiptare ne Portin e Vlores ndaj tragetit te linjes

E turpshme, arrogante dhe amatoreske sjellja e autoriteteve shqiptare ne Portin e Vlores ndaj tragetit te linjes. Fale veprimeve idioteske sot nje kapiten ( ish pedagogu yne) 71 vjec me 2 unaza ne zemer dhe nje oficer i nderuar jane nen arrest nderkohe qe kapiteneve te huaj te trageteve iu fshijne kepucet per 1 pjate makarona.

1- Shqiperia ka aderuar dhe ka forcuar masat per dorezimin e mbetjeve te ngurta e te lengeshme me te vetmen llogjike qe keto mbetje te mos perfundojne ne det e te ndotin keshtu qe keta duhen falenderuar jo te shkojne ne burg.

2 – Anija nuk ka kapacitetet te analizoje rrezikshmerine e llojit te mbetjes keshtu qe e vetmja detyre e stafit te anijes eshte ti deklaroje dhe ti kerkoje firmes se licensuar terheqjen sipas ligjit. Nese vendi ku dorezohen mbetjet nuk ka kapacitetin e likujdimit te mbetjeve refuzon dhe i le ne bord per ne portin e rradhes por nuk vepron si cete terrorizuese.

3- Ministria e Mjedisit para se te peshkohet nga idiotesite e autoriteteve portuale duhet te ulet dhe te beje paraprakisht nje liste te lendeve te ndaluara qe nuk lejohet te manipulohen ne territorin shqiptar dhe kete ta paraqese ne faqen e saj dhe te gjitha agjensite te njoftojne anijet qe ne mbrritje qe me keto materiale ne bord ose nuk do lejoheni te afroheni ne portet shqiptare ose do refuzohen per tu shkarkuar si mbetje ,te ngurta apo te lengeshme qofshin ato.

4- Lufta e konkurences mes operatoreve ne portin e Vlores ne binomet apo trinomet e operatoreve eshte lufte mbijetese pasi asnje operator me standarte europiane nuk merr rriskun te hyje ne kete linje keshtu qe veprime te tilla arbitrare kane qene perhere te paragjykuara dhe eshte e ulet nga ana e autoriteteve te sillen si te njeanshem. Mos gaboj te njejtes linje ne Sarande ia kane lene turistet ne mes te detit per 12 ore. Eshte turp pasi eshte e vetmja linje qe ka punesuar e i ka dhene buke perhere kapiteneve dhe detareve shqiptare dhe per fat te keq kjo linje luftohet shume me fort.

Vijimesia e procesit do e tregoje pasi drejtesia nuk eshte e verber sa keta kacaket e administrates detare por uroj qe kjo te jete tentativa e fundit arbitrare pasi po leme nam ne sy te te huajve. Nga Gazmir Tahiri ish drejtor i pergjithshem i autoritetit Portual te Republikes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME