Categories Lajme

Elbasan, Një kanal i ujërave të zeza po ndot gjithë fshatin

Një kanal i ujërave të zeza në Mengël nuk ka tmerruar vetëm banorët e këtij fshati. Por ai po ndot të gjithë Elbasanin. Banorët thonë se ai kanal duhet betonuar. Nuk ka ndryshuar asgjë. As në vere dhe as në dimër. Kanali i ujërave të zeza është makth për banorët e fshatit Mengël të Elbasanit. Në një pozicion të rëndësishëm që ndahet në të dy anët nga rruga nacionale Elbasan-Librazhd. Bri tij bizneset më të rëndësishme të zonës. Të gjithë, përfshirë edhe tregun e bagëtive dhe thërtoren, i hedhin ujërat në këtë kanal. Por edhe më keq, pranë ndodhen pompat që furnizojnë qytetin e Elbasanit dhe ujëra të tillë depërtojnë deri në thellësi të tokës. “Shumë, ujërat e zeza, kanalet. Janë të gjitha. Është thërtorja lart, vjen kanali poshtë çfarë do shohësh? Gjak, gjak vendi”, u shpreh një banore e zonës.

Banorët e Menglit, janë ankuar, por s’kanë arritur gjë. Ata kërkojnë të paktën të ndërtohet një kanal prej betoni dhe të jetë i mbuluar. “Është shumë e rrezikshme. Të gjithë ujërat e zeza para shtëpisë. Tubat ujit të pijshëm këtu kalojnë”, u shpreh një tjetër. “E rrezikshmë është se pislluk. Deri këtu ka ardhur kanali, mbrapa po të bjerë shi gjithë era qelbet poshtë”, u shpreh një tjetër. Ujërat e zeza të gjithë zones, por edhe vetë qytetit Elbasan, derdhen pa asnjë përpunim në lumin Shkumbin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME