Categories Lajme

“Elita e sportistëve shqiptarë me pagë koloneli deri në pension”/ Rama u premton ushtarakëve rroga sa në NATO

Qeveria shqiptare zhvilloi sot ceremoninë për dhënien e gradës ushtarake “Kolonel” për sportistët kampionë të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë nderuar vendin në Lojërat Olimpike, apo edhe në kampionatet europiane dhe botërore.

Kampionet e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë pjesë e Forcave të Armatosura, teksa peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, boksieri Alban Beqiri edhe atletja Luiza Gega do jenë tanimë me gradën “Kolonel”.

Për shkak të arritjeve të tyre në arenën ndërkombëtare, sportistët do të marrin këtë gradë honorifike duke përfituar një pagë dhe një pension dinjitoz. Në ceremoninë e zhvilluar kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Në fjalën e tij, Edi Rama e ka quajtur një “heqje barre” këtë gradë për sportistët, duke cekur se shumë prej kampionëve tanë janë larguar nga vendi dhe kanë kontribuar për një tjetër shtet për shkak të mungesës së kushteve bazë.

“Sot është ditë historike për sportistët dhe Forcat e Armatosura, sepse bëhen pjesë e FA një grup sportistësh që kanë ngritur lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Pjesë e FA janë edhe tre shqiptare e Kosovës, që do jenë nën të njëjtin flamur për të njëjtin mision, me të njëjtat ambicie dhe vullnete të bashkuara; në funksion jo vetëm të sportit por edhe Forcave të Armatosura. Përfshira e tyre si Kolonel dhe Kolonele e FA dhe gradave të tjera për arritjet në sport, përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale, përtej simbolikës. Jam i lehtësuar sot që kam hequr këtë barrë nga kurrizi, që e kishim trashëguar nga e shkuara. Nuk e ulim kokën nga turpi për keqtrajtimin dhe harresën ndaj tyre. Na ka ndodhur në të shkuarën që djem të përkushtuar kanë ngritur flamuj të tjerë, sepse shteti nuk i jepte mundësi për të ngritur flamurin tonë kombëtar. E bënë këtë për një palestër, për një trajtim ushqimor dinjitoz, për një trajner të motivuar, për përfaqësim. Në pamundësi për këto, përfaqësuan forcën e talentit dhe pasionit të tyre. Kjo është një histori turpi e shtetit shqiptar që i përket së shkuarës”, tha Edi Rama.

Në ceremoninë e dhënies së gradave kolonel sportistëve elitarë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek paga e ushtarakëve. Rama tha se shumë shpejt ata do të paguhen me mesataren e NATO-s. Rama tha se kjo do të ndodhë brenda pak vitesh dhe jo pas 10 vitesh.

“Kjo që ne kurorëzojmë sot është edhe një arsye shumë e fortë për vajza dhe djem, të reja dhe të rinj që t’i bashkohen Forcave të Armatosura. Sot shpërblimi për ushtarin më të thjeshtë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me arsimin më të ulët, është një shpërblim I cili jo vetëm është mbi pagën minimale në mënyrë të ndjeshme por është një shpërblim që do shkojë në rritje çdo vit sepse ne I kemi rritur pagat e Forcave të Armatosura në vijim dhe do të vazhdojmë t’i rrisim dhe ambicia jonë është që të gjithë ata që veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kur shkojnë në misione ndërkombëtare, të mos ta shikojë asnjë nga poshtë-lart prej kolegëve të tyre të vendeve të tjera të NATO-s. ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s dhe kjo do të ndodhë jo pas 10 vjetësh por në pak vitet që vijnë”, tha Rama.

Sportistët që nga sot do jenë pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare:

Luiza Gega – Atlete / Grada Kolonele

Briken Calja – Kampion në peshëngritje / Grada Kolonel

Majlinda Kelmendi – Kampione Olimpike xhudo / Grada Kolonele

Erkand Qerimaj – Kampion Europe në peshëngritje / Grada Kolonel

Alban Beqiri – Kampion Ballkani në boks / Grada Kolonel

Distria Krasniqi – Kampione xhudo / Grada  Kolonele

Nora Gjakova – Kampione xhudo / Grada Kolonele

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME