Categories Lajme

EMRAT/ Aksident në Berat: Kamionçina përplas e merr zvarrë 40-vjeçarin, i plagosuri niset drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një mjet ka goditur një këmbësor dhe pasi e ka tërhequr zvarrë disa metra, e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri Arben Kanaçi, 40-vjeç, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të shumta të marra në trup dhe në kokë.

Burimet spitalore bëjnë me dije se 40-vjeçari do të transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, për një ndihmë më të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që disa patrulla u vunë në ndjekje të mjetit përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, nga ku sipas dëshmitarëve ishte larguar mjeti pasi përplasi 40-vjeçarin.Mjeti tip kamionçinë u kap nga patrullat e policisë në Moravë, ndërkohë që Artan Eskiu, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u ndalua dhe u shoqërua në polici

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME