Categories Lajme

EMRAT/ ‘Gruaja juaj shtatzënë ka vdekur’/ Shqiptari merr lajmin e trishtë në gjykatë dhe ‘shpërthen’ në lot

Shqiptari Adem Nikeziq, i cili shkaktoi pak ditë më parë një aksident tragjik që i mori jetën të fejuarës së tij shtatzënë, ka dalë dje para gjykatës në SHBA ku është njohur dhe me lajmin tragjik.

Teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur 30-vjeçari u përplas me bordurat anësore të rrugës, ku për pasojë Adriana Sylmetaj, në muajin e 7 të shtatzënisë ndërroi jetë bashkë me foshnjën në bark.

I riu i cili u dërgua me një karrocë me rrota në spital mësoi në sallën e gjyqit se e fejuara kishte ndërruar jetë. Ngjarja tragjike ndodhi në Staten Island në SHBA

Ka qenë avokati i tij, i cili ia ka komunikuar lajmin e kobshëm pak para seancës gjyqësore.
30-vjeçari shpërtheu në lot në mënyrë të pakontrolluar në sallë. “Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij kishin vdekur,” tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës.

“Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë”, pohoi avokati

E fejuara e tij, Adriana Sylmetaj, 23 vjeç, motra e së cilës është një polic i NYPD-së – ishte në sediljen e pasagjerit kur fuoristrada e çiftit goditi një barrierë dhe një shtyllë shërbimi mëngjesin e së shtunës, dhe makina u nda në gjysmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME