Categories Lajme

EMRI/ Kush është shqiptari që u gjet i varrosur në Greqi, dyshohet se u arratis nga burgu…!

Në shtator të vitit 2022, trupi i një shqiptari u gjet i varrosur në një fushë në Mouriki të Greqisë. Falë analizave të ADN-së, është zbuluar se trupi i përket Ilir Rrasës nga Elbasani.

Autoritetet greke kanë zbuluar se shqiptari ishte arratisur nga burgu i Patrës pas lejes 6 ditore që kishte marrë në gusht të vitit 2011.

Ai ishte dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë, për import-transport dhe mbajtje të lëndëve narkotike në Greqi.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër larg fshatit Mouriki në Thebë . Në rrobat e tij, policia gjeti një kartë identiteti shqiptare dhe në këtë mënyrë u konstatua se ai ishte i arratisur nga burgu i Patrës.

Autoritetet policore gjetën vëllain e tij në Athinë dhe i morën material biologjik, me anë të të cilit u zbulua identiteti i shqiptarit. Tani hetuesit po përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi me shqiptarin dhe se kush e varrosi anës fushës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME