Categories Lajme

EMRI/ Pas arrestimit të drejtorit të Kadastrës në Berat, merret si i pandehur edhe nëndrejtori, lejuan legalizimin e një objekti në 2019…

Pas arrestimit të drejtorit të AKSH-së Berat, Ervin Nelaj, një tjetër zyrtar në është në ndjekje penale për “shpërdorim detyre”.

Çështja penale në ngarkim të nëndrejtorit të ASHK-së Berat, Thanas Kace është dërguar nga Prokuroria për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Një tjetër funksionar publik është në ndjekje penale nga Prokuroria e Beratit, e cila, pas hetimeve të kryera, e ka përcjellë tashmë dosjen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat për gjykim. Bëhet fjalë për nëndrejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat, Thanas Kace.

Ky shtetas është marrë i pandehur nga Prokuroria e Beratit së bashku me ish-drejtorin e ASHK-së Ervin Nelaj, i arrestuar disa javë më parë nga SPAK për “shpërdorim detyre”. Thanas Kace dhe Ervin Nelaj (i arrestuar nga SPAK për një tjetër çështje penale),janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Beratit për veprën penale “shpërdorim detyre”, të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Burimet zyrtare nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije se, të dy shtetasit e sipërpërmendu, në vitin 2019,në detyrën e specialistit pranë ALUIZNIT Berat, dyshohet se kanë lejuar në kundërshtim me ligjin legalizimin e një objekti në lagjen “30 Vjetori”, për të cilin kishte konflikt pronësi ndërmjet dy shtetasve që pretendonin se ishin pronarë të tij dhe që ishin edhe në proces gjyqësor civil me njëri-tjetrin.

Burimet zyrtare të Prokurorisë së Beratit bëjnë me dije se, dosja penale me numër 176,në ngarkim të dy shtetasve tê sipërpërmendur është dërguar për gjykim në muajin Tetor 2020 dhe është duke u gjykuar pranë kësaj Gjykate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME