Categories Lajme

EMRI/ Qarkullonte me makinë të vjedhur në Spanjë dhe me kanabis, Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, dhe 3 persona të tjerë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet të vjedhur në Spanjë dhe me lëndë narkotike.

Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Kostandin Nesturi, banues në Sarandë, ndërsa mësohet se Nesturi ka precedentë në vitin 2014 për vjedhje dhe mjeti i kapur është tip ‘BMW’.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi K. N., rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi K. N., u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit J. A., 54 vjeç dhe L. Q., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Nartë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali në fshat, kanë goditur me sende të forta, një 28-vjeçar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 20 vjeç , banues në Himarë, pasi i papajisur me leje drejtimi, drejtonte një automjet pa targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME