Categories Lajme

Enkelejda Hoxha kërkon për herë të 7-të lirimin nga qelia (Vendimi i Apelit)

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar për të tretën herë kerkesën për mase më të butë sigurie ndaj ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha. Kujtojmë se Hoxha ka bërë deri më tani 7 kerkesa për masë më të butë sigurie, 4 ne Shkallë të Parë dhe 3 në Apel.

Kërkesa është bërë me argumentin se nuk ka se kush të perkujdeset për fëmijët e saj të mitur, njëri prej të cilëve vuan nga problemet e shëndetit mendore dhe është me sindromën Down.

Ndërsa vajza e vogël nga eksperiza që i është bërë nga një mjek pikiatër ka rezultuar se ka probleme të thkesuara psikologjike, pas arrestimit të së ëmës, dhe ka nevojë për trajtim mjekësor.

Megjithatë gjykata ka refuzuar kërkesën dhe ka vendosur kujdestar për dy të miturit. Gjyqtarja Hoxha në bashkëpunim me 11 persona të tjerë funksionarë në gjykatën e Krujës dhe avokatë, po përgatiteshin që të nxirrnin nga burgu shtetasin Sajmir Petani.

Ky i fundit një person i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës. Në lidhje me këtë ngjarje Hoxha u arrestua dhe u akuzua për veprat penale të “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndikimit të funksionarëve publikë”.

Gjyqtarja Hoxha është bërë e njohur gjithashtu për lirimin nga burgu me procedura të dyshimta të disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME