
GJKKO ka lënë në burg 15 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Eurjust”, të cilët kryenin trafik të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Vendimi i GJKKO-së u mor sot dhe të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës së formës së prerë.
Kujtojmë se operacioni u realizua nga policia shqiptare dhe Guardia di Finanza dhe sipas provave grupi kriminal kishte një veprimatri të gjerë në fushën e narkotikëve në këto dy vende.