Categories Lajme

“Fake News” për mbetjet toksike, të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me “Fake News” për mbetjet toksike, të cilin e konsideroi një akt të shëmtuar. “Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar. Pa Atdhe, pa din e pa iman”, tha Rama, duke ndarë shkrimin e publikuar nga një medie në vend, ku zbardhen dokumentet e mashtrimit të madh të vitit 2017. Sipas lajmit të publikuar nga Top News ministria e Brendshme italiane akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një “Fake News” që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë”.

Ishte koha kur PD kishte ngujuar çadrën përpara kryeministrisë dhe Ilir Meta, aleat i Ramës po përgatitej të largohej nga koalicioni. Top News i referohet artikullit të Gazetës Shqip që ka siguruar dokumentet origjinale të Ministrisë së Brendshme të Italisë, e cila ka zbardhur të gjithë hetimin e zhvilluar pas një “Fake News” që u publikua në Itali në vitin 2017, sipas të cilit në Shqipëri kanë mbërritur 1400 kontenierë me mbetje toksike për t’u groposur në vendin tonë. “Sipas shkresës që është hartuar nga Drejtoria e Policisë Kriminale të Italisë, tashmë është vërtetuar se gjithçka ishte një sajim që u krye në bashkëpunim të ish-senatorit italian, Sergio de Gregorio dhe mikut të tij shqiptar Ilir Kulla”, thuhet në media.

Në shkresë thuhet se projekti që u zbatua nga Ilir Kulla, bëhej për llogari të Sali Berishës, ish-President dhe kryeministër i Shqipërisë. Por, shkresa e Policisë Kriminale italiane, thekson se Kulla, edhe pse vepronte për llogari të Berishës, ishte në dispozicion të Ilir Metës (në atë kohë kryetar i Kuvendit dhe aleat i Ramës në qeveri). Ndërkohë, lidhur me këtë lajm reagoi edhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili shprehet se “Fake News-et’ që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë”.

Blushi thekson se “shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar. Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME