Categories Lajme

“Fëmijët e mi jetuan në mes të pyllit e gjarpërinjve… por sot janë në një ëndërr”

Shtëpia e tyre 100 vjeçare mori fund dhe 7 fëmijë e një grua u detyruan të dalin dhe të jetojnë në një çadër të stisur me plastikë dhe lecka…  në mes të pyllit dhe përreth egërsirave e gjarpërinjve.

Përveçse kushteve të vështira, 7 fëmijët ushqeheshin veçse me pak ushqim, hithra apo një kokërr vezë. Veçse barkut bosh dhe kushteve çnjerëzore ku jetonin, këta 7 fëmijë ishin jetimë, pasi babai i tyre kishte vdekur dy vite më parë.

Lotët e nënës së tyre, pranverës, prekën jo pak zemra dhe pas përpjekjeve të shumë shqiptarëve, në emisionin “shqiptarët për shqiptarët” u bë e mundur blerja e një banese për këtë familje.

Sot, në derën e shtëpisë së re të familjes Muça ka shkuar Elvis Naçi dhe në dorë mban një dokument. Në ditën e parë që Pranvera, nëna e 7 fëmijëve jetimë hyri në shtëpi, asaj nuk i besohej se do të ishte banesa e saj. Sot “shqiptarët për shqiptarët” shkuan për të vulosur përfundimisht realitetin e ri në të cilin ndodhet kjo familje e vuajtur.

Pranvera e pret e lumtur Elvisin dhe i tregon se ende i duket një gjë e pabesueshme që shqiptarët i kanë blerë një shtëpi. Një banesë që për këtë nënë është kthyer në një parajsë që e largon nga feri ku ka jetuar prej vitesh.

Elvis Naçi: Fëmijët si kanë qenë?

Pranvera: Aq mirë sa nuk kanë qenë kurrë.

Naçi: Ne kemi ndjekur të gjithë situatën dhe jemi marrë me dokumentat. Ne gjatë këtyre ditëve, ne kemi vjuar punën tonë dhe i kemi paguar paratë e kemi biseduar me noterin. Sot kemi lajmin e mirë.

Pranvera: Ke rënë në tokë ëngjëll për ne fukarenjtë. Fëmijët e mi jetuan në një ferr dhe sot janë këtu ku janë. Naçi: Mos harro që shqiptarët janë njerëz të mirë përgjithsësisht. Mos harro se janë dy rrugë dhe kanë nevojë poër një urë. Shqiptarët për këtë kishin nevojë, sepse sapo ne ndërtuam një urë na u gjendën, ata janë engjëjt e vërtetë. Kjo që të kam sjellë sot është hipoteka që fëmijët e tu ta gëzojnë.

Pranvera:Ju falënderoj shumë, ju dhe të gjithë shqiptarëve. Zoti iu bekoftë. Unë shtëpinë time nuk e kam të timen. Të gjithë shqiptarët që më kanë ndihmuar, por edhe ata që më kanë parë, janë të mirëpritur. Kjo është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, janë të mirëpritur.

-Pse e the Pranverë atë fjalë, kur the “mos do vijnë të ma marrin banesën.”

Pranvera: Jeta ime është një tmerr i vërtetë. Unë atë fjalë, pse e thashë… kur erdha këtu u mahnita kur e pashë këtë banesë. Mu duk e pabesueshme dhe akoma nuk e besoj. Unë akoma jetoja me frikë, sepse nuk e imagjinoja këtë mrekulli që u bë e imja dhe fëmijëve të mi. Shumë më kanë pyetur… por është e pabesueshme që në fund të pusit të jesh siç isha unë, dhe të dalësh në fillim saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME