Categories Lajme

Fëmijët e Ronaldo-s dhunohen në shkollë, bashkëshortja e tij rrëfen ngjarjen aspak të këndshme

Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldon.

Dhe kur vjen puna për t’i mbrojtur, ajo do të bënte gjithçka për mirëqenien e tyre. Megjithatë, ka situata në të cilat Gio mund vetëm t’i këshillojë që ata vetë të përballen me botën dhe njerëzit me të cilët jetojnë.

Në një intervistë për “El Hormiguero”, Georgina Rodriguez bëri një rrëfim shokues rreth fëmijëve të tyre. Bukuroshja argjentinase tha se një herë njëri prej djemve të saj ishte kthyer në shtëpi duke qarë pasi e kishin rrahur.

“Në shkollë i godasin dhe nuk mbrohen. Një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi duke qarë se e kishin rrahur. Në kështu rastesh ju nuk dini si të mbroheni. E vërteta është se unë i mësoj të mos godasin njëri-tjetrin. Fëmijët e mi janë shumë të sjellshëm në shkollë. Pastaj nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të grindeshin me të tjerët”, ka deklaruar Rodriguez.

“I dua fëmijët, jam shumë e organizuar. I dua fëmijët e mi, iu shërbej vetë gjatë gjithë ditës, – tha partnerja e Cristiano Ronaldo-s.

“Ne nënat i njohim shumë mirë fëmijët tanë dhe kemi durimin t’i edukojmë dhe t’u kushtojmë kohë. Ato kanë personalitete shumë të ndryshme”, shtoi më tej ajo.

Ndonëse pesë vogëlushët konsiderohen mjaft me fat që kanë prindër të famshëm dhe një jetë plot luks, Georgina shpjegoi se ajo dhe Cristiano bëjnë çmos për t’i mbajtur ata me këmbë në tokë.

“Unë dhe Cristiano vijmë nga familje të përulura dhe vlerësojmë çdo mundësi, sepse e dimë vlerën që ka. Ne gjithmonë rrënjosim te fëmijët tanë se duhet të jemi mirënjohës dhe të respektueshëm”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME