Categories Lajme

Finalizohet operacioni “Imazhi”, asgjësohen 1691 bimë narkotike që u zbuluan në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë

Janë asgjësuar nëpërmjet djegies në total 1691 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatra të rretheve Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Shërbime të Komisariateve të Policisë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat, u finalizua faza e 28-të e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në zona të shpyllëzuara, janë konstatuar dhe asgjësuar nëpërmjet djegies në total 1691 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Finalizohet operacioni “Imazhi”, asgjësohen 1691 bimëFinalizohet operacioni “Imazhi”, asgjësohen 1691 bimë

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Fregen të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 421 bimë  dyshuara narkotike cannabis sativa.

– në fshatin Thirre të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 1055 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.

-në fshatin Daul, njësia administrative Milot e rrethit Kurbin, janë gjetur edhe 215 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME