Lajme

Flet policja e plagosur: Isha në rreshtin e dytë, kapsolla më ra në qafë kur…

Efektivja e plagosur Ina Nuka, ka folur sot për Top Channel, për situatën që ka ndodhur në protestën ku ajo humbi gishtat e njërës dorë nga shashka që i plasi në dorë.

“Quhem Ina Nuka. Jam lindur në Peqin dhe banoj në Tiranë. Kam mbaruar studimet e larta te sportet. Pas sporteve kam bërë shkollën e policisë. Për një vit e gjysmë kam punuar te komisariati numër 3 me patrullat dhe prej 6 muajsh punoj në drejtorinë e Tiranës me forcat e posaçme “Shqiponja”.

Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën që ka disa ditë që vazhdon. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, – tregon Nuka.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close