Categories Lajme

FOTO/ Arrestohet në Kanada pas 23 vjetësh, personi që vrau oficerin nga Fieri dhe djalin e tij 8-vjeçar

Arrestohet në Kanada Engjëll Brahimi, 60 vjeç, një shqiptar i shumëkërkuar që prej vitit 2000. Brahimi kërkohej për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar. Ai u kap në në Montreal të Kanadasë ku jetonte prej shumë vitesh, por me një tjetër identitet. Shqiptari njihej me emrin Piro Kota.

“Një burrë i cili u dënua në mungesë në Shqipëri shumë vite më parë për vrasjen e një oficeri policie dhe djalit të tij tetë vjeçar u zbulua së fundmi duke jetuar në Montreal me një emër të rremë dhe doli para një gjyqtari në gjykatën e Montrealit të premten. Qeveria shqiptare ka kërkuar ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, 60 vjeç, një burrë që pretendohet se jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota,”- shkruhet në artikull.

Brahimi ka vrarë oficerin e policisë, Astrit Braçe, dhe djalin e tij 8-vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2000.

Brahimi është dënuar më 21 maj 2001. Ai u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Brahimi u dënua me burg të përjetshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME