Avokati Astrit Osmani ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 62-vjeçare. Nuk dihet prej sa kohësh ishte i infektuar dhe çfarë simptomash përjetoi që ndikuan në rëndimin e gjendjes shëndetësore. Një prej miqve të tij ka reaguar për lajmin e hidhur me anë të një postimi në Facebook ku shprehet i trishtuar për largimin e Osmanit, i njohur edhe si psikolog. “Sot ke hidheruar shume njerez o Astrit, na ike shume shpejt! Do me mungosh shume, shok dhe mik me vlera te jashtzakonshme!”, shkruan Ergi Hoxhalli.
Categories
Lajme