Categories Lajme

Zjarri në banesën dykatëshe në Vlorë, pronari tregon si ndodhi: Zbrita për një kafe, kur…! Fqinji: Është hera e dytë

Pronari i banesës dykatëshe në Vlorë, që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, është shprehur për media se nuk ka qenë brenda, në momentin e rënies së zjarrit. Ai ka treguar se kishte zbritur poshtë banesës për të pirë një kafe dhe nëna e tij e moshuar është nxjerrë jashtë nga fqinjët dhe është dërguar në spital. “Është shtëpia ime ajo që është djegur. Kisha lënë prizën ndezur me mamanë nuk e di. Zbrita për një kafe dhe kur erdha ishte djegur. Mamaja është në spital nuk e di si është se ka vajtur motra ta shikojë. Plaka nuk ka qenë e paralizuar. E ka nxjerrë një gjiton nga banesa”, u shpreh ai.

Ndërsa fqinji i tyre është shprehur se ishte nisur për Tiranë dhe është kthyer në mes të rrugës, kur ka mësuar ngjarjen. “Isha nisur për Tiranë, u ktheva direkt nga Fieri u nisa për Vlorë. Kam një motër të sëmurë me të meta mendore, më shumë për atë u ktheva. Ajo ishte brenda shtëpisë, e kanë nxjerrë këta, madje nuk ishte mirë, i kanë bërë dhe një gjilpërë. Është rasti i dytë që iu bie zjarr, njëherë e kam fikur unë se kam zjarrfikëse në shtëpi”, u shpreh fqinji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME