Categories Lajme

FOTO/ Të gjithë në Green Coast! Pas Melonit, regjizori e skenaristi i njohur Zalone zgjedh resortin shqiptar për të pushuar

Lajmet se italianët po “pushtojnë” me turistë bregdetin shqiptar këtë verë, nuk duket aspak ekzagjerim. Pas qëndrimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni për tre ditë në Shqipëri, një tjetër personazh i famshëm sapo ka nisur pushimet e tij në resortin e Green Coast. Ka qenë Marcela Lati ajo që ka zbuluar e para se në Green Coast ndodhet për të pushuar komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian Checho Zalone.

Miqtë e shumtë të Marcelës, personazhe të njohur duket se janë befasuar që kanë parë edhe Zalonen në brigjet e Palasës, teksa Marcela i ka nxitur që të mos presin shumë, por “të vrapojnë” për në Palasë për ta takuar atë nga afër. Me këtë thirrje duket se do të kemi shumë trafik për në jug këtë fundjavë!

Green Coast, hoteli më i madh me vila në detin Jon ka qenë destinacioni i preferuar i personazheve VIP.

Këto ditë, në këtë resort po pushojnë shumë personazhe të tjerë të famshëm si Ermal Meta, apo Ylli Limani, të cilët nuk kanë hezituar të ndajnë dhe momentet më të gëzueshme nga qëndrimi aty.

Luca Pasquale Medici, i njohur ndryshe me pseudonimin Checco Zalone është i famshëm kryesisht për rolet në filmat komedi, përmes të cilave ka bërë të qeshin miliona fansa në mbarë botën. Mjafton të kujtojmë komedinë e famshëm “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur) për të sjellë ndër mend batutat e tij të famshme.

Tani mbetet për të parë se ç’të famshëm të tjerë do të mund të pikasim në Green Coast, i cili duket se po konkurron denjësisht resortet e tjera luksoze në vende si Greqia apo Kroacia ku zgjedhin të “fshihen vipat”.

FOTO/ / Të gjithë në Green Coast! Pas Melonit, regjizori e skenaristi i njohur Zalone zgjedh resortin shqiptar për të pushuarFOTO/ / Të gjithë në Green Coast! Pas Melonit, regjizori e skenaristi i njohur Zalone zgjedh resortin shqiptar për të pushuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME