Categories Lajme

Kalaja e Borshit, historia shekullore tërheq vëmendjen e turistëve të huaj

Piero është një pushues italian, që kalanë e gjeti përmes një guidë turistike. “Jam Piero dhe vij nga Italia, kalaja është e bukur, mund të ishte akoma më e rikonstruktuar, dhe të bëhej vërtet një destinacion turistik…Këtë kala e pash në një guidë italiane, dhe erdhëm ta shohim sepse ne na pëlqen të vizitojmë edhe vende të kategorisë së dytë, na u duk interesante…Ne nuk kishim parë apo dëgjuar më përpara për këtë kala, vetëm guida na orientoj të vinim këtu.”– tha italiani.

Kalaja e Borshit megjithëse pret vizitorë, është harruar përsa i përket mirëmbajtjes. Muret rrethues të kalasë kanë filluar të bjerë, ndërsa për ti vizituar nga afër duhet të kalosh përmes bimësisë. Përveç tabelës hyrëse në kala nuk ka asnjë mbishkrim mbi data apo fakte historike, që lidhen me këtë monument kulture.

“Unë mendoj se duhet të ketë më tepër investim dhe promovim, sepse është vend interesant…Sa i perket shqipërisë dhe shqiptarëve isha shum kurioz, kam përshtypjet më të mira, po e shijoj shumë natyrën, plazhet..Do u rekomandoja pushuesve që të vizitonin kalanë dhe të mos e kalonin kohën vetëm në plazh sepse ky vend ofron shumë më shumë”- shtoi ai.

“Hera e parë që vizitoj kalanë e Borshit, por këtu ne Borsh kam qenë edhe më parë. Përshtypjet pozitive në përgjithësi, por thashë është për të ardhur keq që pjesa kulturore nuk është se janë bërë zbulime, nuk është vënë dorë”– shprehet shqiptari. Edhe pse e lënë në mëshirë të fatit, duke u rrënuar nga koha kalaja e ka kthyer Borshin në një destinacion që ofron det dhe histori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME