Categories Lajme

“Fotoja e fundit e Enverit pas lajmit se v.diq”, mjeshtri i aparatit rrëfen debatin me Nexhmijen dhe pritjen në dhomën e kuqe

Fotografi Petrit Kumi ne nje rrefim per Panorama, flet per sjelljen e Enver Hoxhës në shtëpinë e tij, kur i ndizte cigaren, e pyeste për fëmijët apo thërriste kamerieret për të sjellë një gotë raki nga ajo e Xhemalit nga Klosi, siç diktatorit i pëlqente ta cilësonte.

Ato e thërrisnin “xhaxhi”, dhe, siç Kumi tregon, ishin të gjitha vajza të bukura.

Nëse udhëheqësin përpara se të fotografonte arrinte në njëfarë mënyre ta çlironte nga frika e përbindshme se diçka mund të mos shkonte mirë, ndryshe ndodhte me sjelljen e gruas së tij. “Nexhmija ishte e prerë, e ashpër!”, kujton fotografi, teksa flet për çastet kur ai duhet të bënte foton perfekte, në rrethana imperfekte.

Qëndrimi i drejtë, një portret i buzëqeshur edhe në grahmat e fundit të jetës, pasi ai ka qenë i vetëdijshëm për forcën e imazhit. Kushdo që do të haste një nga fotot e tij, për herë të parë, do ta kishte të vështirë të besonte se pas saj fshihet diktatori! “Kërkohej përpikëri, ashtu siç donin të dukej sistemi i tyre totalitar, ashtu duhet të ishte edhe figura”, rrëfen sot në 89-tat, fotografi Petrit Kumi.

Si në rastin e shfaqjes së diktatorit në stadiumin “Qemal Stafa” në ’84-ën, ku Kumi duhet të fiksonte në mënyrën më madhështore “ringjalljen” e tij, ndërsa kryebodigardi e kishte nën vëzhgim që të mos fiksonte diçka që nuk duhej. Apo ankthin pas fotos së fundit të Enver Hoxhës, moment për të cilin iu desh të priste 13 ditë atje në dhomën e kuqe të Vilës. Derisa më në fund, gjendej përpara tij.

Një takim që do të pasohej me një tjetër vizitë tuajën në familjen Hoxha, për të shkrepur fotografinë e fundit të diktatorit. Si arritët ta realizonit portretin e famshëm?

Gazetat e huaja vijonin të shkruanin se Enver Hoxha është shumë sëmurë, madje në njërën shkruhej se “Uliksi i Shqipërisë ka vdekur”, kështu që familja ishte e interesuar politikisht që të tregonte të kundërtën. Kësaj here, ajo që u kujdes drejtpërsëdrejti për çështjen ishte Nexhmija. Afro 3 muaj pas fotos në stadium, më dhanë lajmin se duhet të përgatitesha seriozisht dhe se kjo duhet të ishte një foto shembullore. Ajo kishte kërkuar një portet. Kështu, unë u zhvendosa në vilën e tyre, në dhomën e kuqe dhe prisja derisa të më jepnin urdhrin. Dhoma ishte bërë gati, kishin vendosur prozhektorë e të gjitha sendet e nevojshme. Ndërsa fotografinë për lartësinë e aparatit, e kisha bërë me bodigardin e Enverit, i cili ishte i gjatë sa ai. Ditët e para qëndrova gjithë ditën, pastaj më vonë, nga ora 9:00 deri në orën 14:00. Ditën e 12-të, një nga kamerieret më thotë: “Zoti Petrit, nesër do të dalë xhaxhi”. Ishte vendosur që Enverit, atje ku rrinte, t’i dërgonin një prej atyre vajzave që t’i lutej për të bërë një fotografi. Dhe pastaj u bind. Ditën e 13-të të qëndrimit tim në atë shtëpi, më në fund ai del. Ishte i kapur nga krahët nga kryebodigardi dhe Nexhmija.

Si ishte gjendja e tij?

Kur unë e pashë për herë të parë, më erdhi shumë keq se ai ishte i kontraktuar komplet. Nuk i ngjante Enver Hoxhës, aq sa më fuste në dyshim, nëse ishte ai apo dikush tjetër. “Ku do të rri?”, pyeti. Nexhmija e uli në karrige. “Hajde tani, bëj punën, mos u merr me llafe!”, më thotë. -Jemi që jemi në përgatitje,-i them,-merri dhe nipërit e mbesat, që të bëjmë foto bashkë me ata. -Unë të them vazhdo tani, se nuk pret puna,-ma kthen. Nuk donte ta shqetësonim. Por, me sa duket, aty dikush monitoronte bisedën, edhe ende pa e bërë gati ne, i sollën fëmijët. Aty, ai u çel. Dhe u realizua ajo poza e famshme, e fundit e tij për së gjalli. Natyrisht, që bëra edhe me fëmijët foto.

Me shkurtime nga PANORAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME