Categories Lajme

Frrok Çupi “shastis” dynjanë: Ç’lidhje ka presidenti me qytetarët, zgjedhjet dhe votat?

Frrok Çupi sapo ka shpjeguar në televizionin Top Channel, se si e kupton ai rolin e Presidentit të Republikës në vendit tonë. Sipas zotit Frrok, Presidenti nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet, me votat, me qytetarët, nuk është as garant i Kushtetutës, por vetëm duhet të qëndrojë mbi palët. Sipas zotit Frrok, ndërkombëtarët, pra zonja Yuri Kim dhe të tjerët, kanë më shumë rol sa i përket zgjedhjeve dhe punëve të Shqipërisë, se sa presidenti i Republikës…(?)

Presidenti nuk ka lidhje me votën, nuk ka lidhje me qytetarët, sepse nuk është person i zgjedhur. Nuk është garantues i Kushtetutës. Ai është një njeri që rri jashtë palëve, kaq ka për detyrë dhe vëzhgon të mos shkelet Kushtetuta. E drejta e votës nuk është domain i Presidentit, është i parlamentit dhe qeverisë, që janë votuar nga populli. Ne jemi shoqëri e dobët demokratikisht, janë edhe fokus dhe domain i institucioneve ndërkombëtare.

Pjesët e tjera, ne kemi parasysh, nervozimin e shkakton elementi i drejtësisë së re. Viktimat e para janë këta. Ka ardhur koha të mblidhet thesi, të korrat e krimit. Populli nuk duron më. Aleatët nuk e durojnë një popull të shtypur“. deklaroi Çupi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME