Categories Lajme

Numërohen të gjitha votat në Kosovë/ Zbulohet sa deputetë do marrë Vetëvendosje

Qendra e Numërimit të Votave ka njoftuar se janë numëruar të gjitha votat e dërguara me postë. Duke marrë parasysh të gjitha votat e numëruara, fituesja e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet në Kuvend me 58 mandate deputetësh nga 120 që janë gjithsej. E dyta në zgjedhje renditet, Partia Demokratike e Kosovës që mori 19 mandate në Kuvend.

Pas PDK-së, vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me vetëm 15 mandate. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 8 mandate deputetësh. Lista Serbe do të ketë 10 mandate ndërsa komunitetet joserbe marrin 10 mandate të tjerë. Këto të dhëna janë publikuar nga matematikani Bleron Baraliu, pas numërimit final të votave ndërsa pritet që KQZ të bëjë ndarjen zyrtare të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME