Categories Lajme

Gazeta e mirënjohur italiane bën hero muratorin shqiptar: Vrapoi të shpëtojë fqinjët e bllokuar nën rrënoja!

Banorët sicilianë u prekën një ditë më parë nga një tërmet prej 4.8 ballësh të shkallës rihter, që shkatërroi pothuajse gjithçka.

Dëmet materiale ishin të mëdha nisur nga shtëpitë, rrugët, ndërtesat e kishat e shkatërruara.

“Pamë vdekjen me sy”, “Tmerr më i madh kur ke fëmijët në krah e nuk di se ç’do ndodhë”, ishin disa prej rrëfimeve rrëqethëse të banorëve.

Një prej qytezave më të dëmtuara ishte ajo e Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, me rreth 9 mijë banorë, ku 186 prej tyre janë emigrantë shqiptarë.

Gazeta e përditshme italiane “La Repubblica” ka shkruar historinë e Gazmend Hysenaj, muratorit shqiptar, i cili së bashku me disa bashkëkombas të tjerë shqiptarë u shndërruan në heronjtë e ditës.

Ai ka mbërritur në Itali rreth një vit më parë në këkrim të një jete më të mirë për veten dhe familjen e tij.

Gazeta shkruan:

Janë heronjtë e rastësishëm të Flerit, shkruan La Repubblica, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë.”

Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut.

Ai tha:

Janë momente që s’ mbarojnë kurrë, mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxorra në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e baensës së tij ishte e bllokuar. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur, në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi, mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shaktërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dalë i gjallë nga gërmadhat e banesës. Mes gërmadhave të tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike.”

Rreth 600 banorë ka mbetur pa një strehë ku të fusin kokën pas pasojëave të tërmetit.

Një pjesë prej tyre e kanë kaluar natën larg zonave të banuara dhe kanë fjetur në makina nga frika e përsëritjes së lëkundjeve sizmike.

Etna vazhdon të jetë aktive dhe deri më tani janë shënuar mbi 10 lëkundje tërmeti në shkallë të ulët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME