Nënat e fëmijëve nën 10 vjeç e kanë shfrytëzuar sot lejen për dalje në qytetin e Vlorës, Së bashku me fëmijët e tyre ata populluan sot qendrën e qytetit, lulishtet gjithashtu dhe vëndin më të bukur lungomaren, njëjtë siç bënë një ditë më parë pensionistët. Fëmijët më së shumti ishin të kënaqur pasi prej një muaji nuk kishin dalë nga shtëpitë e tyre dhe sot gëzimin e shprehën duke luajtur e vrapuar në rërë afër detit.