Categories Lajme

Pashkët në botë, nga ekrani !

Edhe pse të zbrazëta me besimtarë, Kishat Ortodokse në botë i kanë kremtuar Pashkët me të njëjtat mesazhe shprese dhe besimi. Ceremonitë u ndoqën në shumicën e vendeve nga shtëpitë për të evituar përhapjen masive të koronavirusit. Besimtarët ortodoksë në botë i kanë kremtuar këtë vit Pashkët nëpërmjet ekranit nën regjimin e masave të karantinës nga pandemia.

Autoritetet në vendet ku praktikohet ortodoksia bënë thirrje kundër pjesëmarrjes në meshën e mesnatës, për të mos përhapur koronavirusin. Kryepeshkopi Jeronim e udhëhoqi ceremoninë e Zjarrit në Shenjtë i rrethuar vetëm nga peshkopët.

Thirrja e tij për ringjalljen e Krishtit këtë herë nuk jehoi në katedralen boshe të Greqisë, ndërsa besimtarët i ndezën qirinjtë në shtëpitë e tyre.

“Sigurisht që nuk e zëvendësojmë dot përnderimin dhe ngrohtësinë që të fal kisha, por alternativa tjetër më e mirë është televizori, imagjinata dhe besimi ynë,” shprehet një banor i kryeqytetit grek.

Në Greqi qeveria ndaloi të shtunën daljen e qytetarëve nga shtëpia për vizita te të afërmit, pasi muaji prill konsiderohet muaj kritik në luftën kundër virusit. Masat u respektuan edhe në kishat autoqefale të Lindjes, ku patriku Kiril i Rusisë inkurajoi besimtarët të mos ndjehen vetëm në këtë ditë të veçantë.

“Edhe pse kisha është e zbrazët nuk do të thotë që askush nuk po lutet, apo se na ka rrethuar zbrazëtia. Ne lidhemi me Zotin nëpërmjet besimit, në duart e tij janë jeta edhe vdekja, dhe do i kërkojmë të na japë shëndet shpirtëror dhe fizik për të na mbrojtur nga ky hall që na ka rënë në shtëpitë tona.”

Gjeorgjia ishte në mesnatë nga të paktat shtete që apeloi por nuk e ndaloi mbledhjen e njerëzve në kisha. Dhjetëra besimtarë të devotshëm u mblodhën në katedralen e kryeqytetit para orës së shtetrrethimit për t’u larguar prej saj në orën 6 të mëngjesit. Ceremonitë kremtuese u zhvilluan edhe në Jeruzalem, Egjipt, Rumani, Bullgari e Ukrainë por pa vizitat tradicionale në institucionet e besimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME