Categories Lajme

Gjiknuri: Pa dyshim që Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë

Edhe pse qeveria nuk ka miratuar vendimin për të vendosur nëse kompania e cila ka bërë propozimin për të zgjeruar rrugën Tiranë – Durrës dhe ndërtimin e asaj Kashar – Rrogozhinë, ministri Damian Gjiknuri ishte prerë kur tha se buxheti nuk ka para për të bërë këto dy vepra e se duhet të ndihemi me fat që kompani të mëdha kanë shprehur interes për të ndërtuar këto vepra. Gjiknuri ishte i prerë edhe për çështjen e vendosjes së traut të pagesës në këto akse.

Por kreu i Infrastrukturës pranoi se zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës nëse do të bëhej me paratë e buxhetit do të kushtonte afërsisht 200 milion euro, sa gjysma e shumës 390 milionë Euro që ka propozuar kompania në ofertën e pakërkuar. Por ai sqaroi se do të ketë 2 rrugë alternative, ndërsa Kashar – Rrogozhinë do të jetë një autostradë e shpejtësisë së lartë, ku rruga do të përshkohet për 25 minuta dhe do të kursejë edhe karburant për automjetet.

Ndryshe nga herët e tjera, ministri foli me tone të paqarta për negociatat me firmën turke që kërkon të ndërtojë aeroportin e Vlorës.

Dy javë më parë gjatë një takimi me homologun gjerman, Damian Gjiknuri ftoi kompanitë gjermane për të investuar në fushën e aeroporteve në jug të vendit, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për atë të Sarandës, apo për aeroportin e Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME