Categories Lajme

Gjithë jetën në internim, kush ishte Reshit Mulleti/ Persekutimi i djalit dhe gruas së Qazimit për shkak të komedisë

Reshit Qazim Mulleti, djali i vetëm i Qazim Mulletit, e kaloi të gjithë jetën në internim. Kur pa se si ia nxinte historinë babait të tij, ai mbeti shumë i shokuar psikologjikisht, mbasi ky ishte edhe qëllimi i regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha dhe dy bashkautorëve të libretit të komedisë.

Po japim shkurt disa momente të kujtimeve e shkruar nga vetë Reshit Qazim Mulleti, djali i perfektit Qazim Mulletit: “Kur u shfaq për herë të parë komedia ‘Prefekti’, unë dhe nëna ime ishim në shtëpi.

Po e dëgjonim në radio. Nëna ime u revoltua. Të nesërmen e premierës, kur dola nga shtëpia për të shkuar në shkollën ‘Qemal Stafa’, ku vazhdoja gjimnazin të gjithë më shikonin të habitur e kuriozë. Kur vajta në shkollë të gjithë më rrethuan të habitur, sikur isha ndonjë personazh filmi”.

Gjithë jetën në internim, kush ishte Reshit Mulleti/ Persekutimi

Reshit Mulleti

“Kur thirri emrin tim Reshit Qazim Mulleti, ajo shtangu dhe pyeti: Emër i vërtetë është ky? Nxënësit e klasës iu përgjigjën në kor: Po, po, ky është Shiti i komedisë ‘Prefekti’.

Mësuesja shtangu, u habit, iu duk çudi, më afroi pranë vetes, më foli me shumë dashuri, më qëndroi pranë dhe iu duk shumë padrejtësi se si mund të përdoreshin emra realë në një komedi?! Të nesërmen erdhi kamioni e na mori, na dërguan në internim, në kampin e Tepelenës. Aty na mbajtën 5 vjet deri në mbylljen e tij…

Në atë kamp kam kaluar tmerre të vërteta, kushte të këqija dhe trajtim çnjerëzor. Në atë kamp kam varrosur me duart e mia më shumë se 300 vetë, ku 200 prej tyre kanë qenë fëmijë. Mbas 2-3 vitesh me urdhër të komandës i kemi zhvarrosur, dhe rivarrosur në një vend tjetër…Nënën e kanë torturuar shumë, ndërsa mua më fusnin në fuçi me ujë të ftohtë, shpesh më futnin dhe kokën në ujë.

Mbasi na grabitën çdo gjë, na dërguan përsëri në Tepelenë, më pas në Fier e Lushnje në kampet e internimit në Savër, Gradisht, Grabian. Çdo kamp të ri e kam inauguruar. Ishim të parët që dërgoheshim në kampin e ri të internimit”.

(Kujtojmë se Qazim Mulleti i kishte shpëtuar jetën nga fashistët shkrimtarit të komedisë, i cili do ta shpërblente me atë farsë. Po mos ishte shkruar ajo komedi Reshit Mulleti dhe Hajrie Kusi Mulleti s’do të kishin vuajtur kurrë aq shumë sa vuajtën. Ja një episod tjetër përshkruar nga vetë Reshiti).

“Morëm leje dhe dolëm në qytetin e Lushnjës. Në një moment më thotë nëna: ‘Shiti dikush po na thërret!’. Më erdhi shumë keq, por u detyrova dhe i thashë: ‘Nonë nuk o tu na thirr kush, por nga altoparlanti jepet komedia e po na qeshin, po na tallin, po na venë në lojë, po argëtohen…’.

Ajo mu përgjigj: ‘Na marrshin të keqen!’, dhe unë i thosha vetes: na i morën të gjitha, na zhvatën, por na dëmtuan dhe imazhin tonë të mirë, tani ishim vetëm personazhe groteske, butaforike. U larguam nga qyteti, përdore nënë e bir ecnim në drejtim të kampit të internimit…”.

(Reshiti vuajti nga fëmijëria e deri në plakje. Hyri fëmijë në internim e doli plak. Nga idhnia nuk arriti kurrë të krijoi familje. Ja si e përshkruan dhimbjen e tij).

“A ka më fatkeq se unë? Gjithë jetën u talla, u përqesha, me emrin tim u abuzua. Cili djalë do të sillej ashtu me një baba aq të mirë, të mrekullueshëm si i imi, që ishte i kulturuar, që kishte dhënë ndihmesën për Shqipërinë, që kishte studiuar e mbaruar universitetet dhe e kaloi jetën në mërgim, larg atdheut.

E provoi jetën e emigrantit për herë të parë pas ikjes së Princ Vidit, pastaj pas dështimit të qeverisjes së Fan Nolit. Erdhi në Shqipëri në mesin e vitit 1939 dhe mua më gjeti 8 vjeç. U largua për herë të tretë nga Shqipëria në gusht 1944. Ishte hera e fundit. Nuk do të kthehej më as në mesin e familjes, as në atdhe. Nuk e pashë më kurrë…”/ Panorama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME