Categories Lajme

Ja kë kishin planifikuar të vrisnin në Tiranë të fortët nga Lezha

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i sotëm në Lezhë, ku personit që kishin vendosur në shënjestër Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, nuk e kishte për herë të parë një atentat të tillë.

3 vite më parë iu vendos tritol në banesë ndërsa policia nuk arriti ta zbardhte dot ngjarjen. Ndërkohë për herë të dytë iu bë atentat me armë në zonën e Kamzës në Tiranë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur disa kohë më parë dhe k onflikti ka nisur në Belgjikë. Fax News mëson se atentati i dytë ishte planifikuar ndaj Ndoc dhe Preng Palucës.

Ky i fundit u s ulmua me a rmë me a rmë z jarri pranë banesës së tij, ku mbeti i plagosur së bashku me bashkëshorten e rij Antonetën. Ky plan ekzekutimi ka ardhur si pasojë e konflikteve të drogës të dyshuara që kanë nisur në Belgjikë me vëllezërit Paluca. Ndërkohë lënda eksplozive dyshohet se është sjellë në mënyrë ilegale nga jashtë Shqipërisë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, një emërtesë kjo spanjolle që do të thotë “V rasësit”në kuadër të të cilit u a rrestuan në flagrancë Mark Lamkja 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat p enale “V rasja e mbetur në tentativë” dhe “A rmëmbajtja pa leje”;

Nikoll Marku, 62 vjeç dhe Marie Marku, 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve Edmir Vlashi, 31 vjeç dhe Hektor Ndoka 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e k rimeve kundër jetës dhe pronës. Dy personat që janë shpallur në kërkim, kishin pak kohë që ishin kthyer nga Belgjika, dhe mbaheshin nën vëzhgim nga policia ku janë konstatuar duke lëvizur edhe në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME