Categories Lajme

Gjykata ka dënuar me 10 vjet burg të riun nga Shkodra, Fadil Likaj, i cili 2021 tentoi të vrasë në Vlorë, studenten me të cilën kishte rënë në dashuri, detaje

Gjykata ka dënuar me 10 vjet burg të riun nga Shkodra, Fadil Likaj, i cili 25 shtator 2021 tentoi të vrasë në Vlorë, studenten K. Z., me të cilën kishte rënë në dashuri. Treshja e gjyqtarëve kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Prokurorisë, duke deklaruar fajtor dhe dënuar fillimisht me 17 vjet heqje lirie të riun nga Shkodra.

Ky dënim është dhënë për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve” e municioneve dhe “Përndjekjes”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit është reduktuar në 10 vjet heqje lirie. Por Fadil Likaj po bën orvatje për tu liruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke synuar të shmangë akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë.

Fadil Likaj i kishte kërkuar takim vajzës në një lokal në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, pasi nuk pranonte të ndahej dhe donte që të sqaroheshin. Për sqarimin i riu kishte marrë me vete edhe një pistoletë dhe dy granata dore. Pas një sherri me të renë, ai ka hedhur granatën tek këmbët e tij dhe të vajzës. Kur granata nuk ka plasur, ai e ka qëlluar me pistoletë.

Djali është larguar fillimisht me vrap dhe më pas është neutralizuar ndërsa granata e dytë iu gjet nga policia në çantën që mbante me vete. Në dëshminë e tij 30-vjeçari tha se kishte qëllim vetëm ta trembte dhe jo ta lëndonte të renë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME