Categories Lajme

Gjyqtari i Durrësit nuk i shpëton Vetting-ut, KPK shkarkon Petraq Çurin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar këtë të premte shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit, Petraq Çuri, pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë. Çuri nuk ishte i pranishëm në seancë gjatë shpalljes së vendimit që u lexua nga kryesuesi i trupës nga Roland Ilia, veç Ilias në trupë ishte relatorja Genta Tafa Bungo dhe anëtarja Suela Zhegu.

Petraq Çuri i Gjykatës së Durrësit u përball  më 10 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative në vlera të mëdha para fillimit të detyrës kur ai ushtronte detyrën e avokatit, si dhe gjatë periudhës kur ka ushtruar funksionin. Po ashtu, u vërejt se nuk kishte qenë krejtësisht bashkëpunues gjatë hetimit administrativ. Çuri pretendoi se kishte përmbysur barrat kërkoi riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjerë të rivlerësimit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Ai e ka nisur karrierën si avokat në vitin 1993 dhe ka punuar në këtë profesion deri në 2010-ën, kur u emërua gjyqtar. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit në gjykatën e rrethit Durrës.

Në vitin 2017, Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisi një hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çuri, pas vendimit të tij të diskutueshëm për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë, i kërkuar asokohe nga Italia për akuzën e trafikut të drogës. Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, por kërkesa u rrëzua nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME