Categories Lajme

Grabitësit u prezantuan si policë, ia morën 300 mijë euro të moshuarës shqiptare (Video)

Të tjera detaje dalin në dritë nga grabitja që ndodhi dje në Fushë-Milot. 3 persona, të maskuar pasi hynë në banesën e Taf Shabanit, vodhën prej aty një shumë të madhe eurosh.

Dëshmitare e skenës së vjedhjes është bërë e zonja e shtëpisë, e cila ka treguar momentet e tmerrit që përjetoi teksa 3 persona të maskuar iu shfaqen në banesë. Në një rrëfim për gazetarin Elidon Ndreka Hume Shabani tha se në kasafortë ishin lekët e të gjithë fëmijëve, të cilët prej 30 vitesh punonin si emigrantë. Ajo tha se autoret kishin hapur kasafortën me gur freksibel.

“Ka ndenjur burri me vajzën ca kohë në Tiranë, ajo ka punuar dhe i ka futur eurot këtu me i ruajt e shkreta. Kalamajtë kanë 30 vjet andej që punojnë. Ishin 3 veta. Unë u thash si vini pa një kryetar komune apo dhe me një operativ zone. I thash se ku e gjetët shtëpinë time?!Ishin të maskuar. Njëri prej tyre, ishte i vogël, e hoqi maskën dhe tha; ‘mos u tremb’. Por jam operuara dhe nuk shoh mirë. Ai e vuri prapë maskën. Njëri ruante që nga rruga. Kishin parë gur freksibël. U thash; “A jeni diversant? Si e prekni gjënë e juaj”. Ishte ora rreth 17:00.

Plaku ishte duke pirë kafe me një bashkëfshatar. Kur e kuptova se ishin hajdutë doja të merrja policinë në telefon, por nuk më lanë. Ma morën celularin. Më thoshin; ku e ke djalin? Ka dalë djali nga burgu? ku ke armë? Ka lënë djali armë? Më pas e kuptova. Ata ikën dhe morën të gjitha. Më pas dola poshtë dhe njoftova plakun. Plaku desh vdiq. Policia erdhi më pas. Djali është në burg (ne burg ne Itali). Se di për çfarë e morën. Xhevair Shabani e ka emrin djali im. Po bën gati 1 vite e gjys ne burg’, rrëfeu e tronditur nëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Punonjësi i Policisë së Shtetit shantazh qytetares: 3 milionë lekë ose të publikova fotot nudo

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bashkëshortja u mbyt në lumin e Bunës së bashku me tre fëmijët, Gjykata lë në burg Erdgys Arrazin

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 31-vjeçarin Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se shtyu…

LEXO ME SHUME