Categories Lajme

Greku pranon vrasjen e familjes shqiptare/ Çiftin e ekzekutoi me silenciator, fëmijët i mbyti me duar

Policia greke ka vënë në pranga autorin e dyshuar grek që vrau familjen shqiptare në Andravida të Greqisë. Ai u kap pak pas mesnate në rrugën perimetrike të Patrës. Greku 60-vjeçar me inicialet Dh. B., prind i dy fëmijëve, pronar i banesës ku jetonte çifti shqiptar, Armando dhe Maria Kloci dhe fëmijët e tyre masakroi familjen shqiptare pasi nuk kishin paguar borxhin e qirasë.

Pas marrjes në pyetje, greku autor i dyshuar i vrasjes së familjes shqiptare ka pohuar krimin makabër. Ai tha për oficeret e policisë, se kishte vrarë me armë dy prindërit si fillim, dhe më pas kishte mbytur dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç. Ndërkohë nga ekspertiza mjekoligjore u konstatua se vrasësi kishte vrarë çiftin me silenciator, pasi asnjë nga fqinjët e tyre nuk kishte dëgjuar të shtëna me armë.

Ai ka përdorur silenciator edhe për të vrarë qentë e shtëpisë, përpara se sa të hynte në banesë dhe të ekzekutojë familjen shqiptare. Mjekja Angeliki Tsiola tregoi detaje tronditëse nga ngjarja makabre.

Tsiola Fëmijët humbën jetën për shkak të pengimit të rrugëve të frymëmarrjes. Mësohet se fëmijët e mitur janë mbytur nga greku pasi ai i mbylli me duart hundën dhe gojën.

Burimi: doureiostupos.gr

Fëmijët e çiftit shqiptar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME