Categories Lajme

VIDEO\ Gruaja në Vlorë merr dheun për të bërë punime në shtëpi, kap kokën me duar nga ajo që gjen! Lajmëron direkt policinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se një grua ka gjetur mbetje kockore pranë banesës së saj. Gruaja ka qenë duke marrë dheun për punime, kur është tmerruar nga mbetjet kockore që dyshohet se janë eshtra njeriu.

Gruaja me iniciale J.J ka telefonuar në policinë e Vlorës ku ka treguar se në një grumbull dheu të marrë para pak ditësh në afërsi të banesës së saj, ka gjetur mbetje kockore. Pritet që mbetjet kockore të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak, Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME