Categories Lajme

Pamje apokaliptike! Tornado dhe breshër, “rrafshohet” qyteza në këtë shtet

Shtëpi të shkatërruara, rrugët e mbushura me mbeturina, dëshpërim mes banorëve: Një tornado e fuqishme shkaktoi dëme të pallogaritëshme në qytezën Seminolë në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk kishim parë vorbullë të tillë ajri, thonë vendasit. Disa godina praktikisht janë shqyer prej fuqisë së saj, shtojnë ata.

Autoritetet vendosën të mbajnë të mbyllura shkollat, ndërkohë që një tjetër tornado goditi dhe qytetin e Locket në Teksas, shumë pranë kufirit me Oklahomën. Për momentin nuk raportohen viktima nga tornadoja, por dëmet janë tepër të mëdha.

“Këtu nuk është metropol, këto janë shtëpi të thjeshta fshati”, shprehen autoritetet lokale. Ekipet e ndihmës e zjarrfikësit po shkojnë derë më derë për të kontrolluar nëse ka njerëz të lënduar apo që kanë nevojë për ndihmë.

Stuhitë në zonë në një kohë kur sinoptikanët kishin paralajmëruar për një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në Oklahoma e Teksas. Në jugperëndim të Oklahomës ra edhe breshër me madhësinë e grushtit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME