Categories Lajme

Hapet Urgjenca në spitalin e ri, Manastirliu: Spitali Qendror 100% funksional me standarde evropiane

Hapet Urgjenta Polivalente në Spitalin Qendror, duke përmbyllur transferimin e shërbimeve spitalin e ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, I cili tashmë është plotësisht funksional me të gjitha shërbimet për trajtimin e urgjencave dhe sëmundjeve të brendshme, sipas standarteve bashkëkohore.

“Tashmë bëhet funksional i gjithë Spitali Qendror, me integrimin e Urgjencës Polivalente që e kishim lënë në fazën e fundit, hyrjen dhe fillimin e funksionimit të saj. Sepse donim që të gjithë shërbimet e tjera, katërmbëdhjetë shërbimet të ishin të integruara së pari në këtë spital. Me fillimin e punës në shërbimin e urgjencës polivalente, që tashmë i ka hapur dyert dhe po pret e trajton pacientë, ne kemi arritur në 100% të shfrytëzimit të kapaciteteve të këtij spitali”, – tha Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit të shërbimit të urgjencës në spitalin e ri.

Në bashkëbisedim me mjekët e shërbimit të urgjencës, Ministrja Manastirliu foli për riorganizimin e shërbimit dhe përmbylljen e ciklit të ofrimit të shërbimit për qytetarët brenda një structure spitalore, siç është spitali ultramodern që ka hapur dyert në qendrën më të madhe spitalore në vend.

“Tani ndiqen rregullat e triazhimet sipas kodeve të përcaktuara dhe këtu lehtësia është maksimale sepse janë bokse të përcaktuara, kemi të gjitha aparaturat e shtuara si në kapacitete të tilla, që monitorimi edhe ekzaminimet të bëhen në kohë reale dhe sigurisht më pas rrugëtimi i pacientit brenda sktrukturës spitalore, i cili do të ndiqet nga ju si mjekë, por edhe nga mjekët e shërbimit të gjithë spitalit qendror që ne e kemi në të njëjtën godinë dhe kjo është një lehtësi e madhe”,– tha Manastirliu.

Duke folur për trajtimin e urgjencave kardiake, Manastirliu nënvizoi se Shërbimi Hemodinamikës në QSUT në Spitalin Qendror dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në koordinim me Urgjencën Kombëtare, do të trajtohen më së miri.

“Që në momentin që një suspekt akut i infarktit të miokardit niset, lajmërohet Urgjenca Kombëtare dhe lajmëroheni dhe ju, kombinimi dhe organizimi me Urgjencën Kombëtare, me Urgjencën Polivalente e njëjtë edhe me Urgjencën e Senatoriumit tani që do të hapë edhe shërbimin 24 orë për ditët e hëna edhe deri në drekë çdo ditë, besoj që kjo do ta përmirësojë punën në të gjithë aspektet “,– nënvizoi Manastirliu.

Transferimi i shërbimeve drejt spitalit të ri është përmbyllur me transferimin e Shërbimit të Urgjencës Polivalente e cila do të ofrojë shërbim me standarde bashkëkohore për pacientët. Urgjenca Polivalente në QSUT pret rreth 100 mijë pacientë në vit.

Spitali Qendror, ultramodern, tashmë do të ofrojnë kujdes shëndetësor me 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara si kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, reumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria me kapacitet 345 shtretër. Spitali Qendror i vendosur në funksion 100 për pacientët dhe stafet mjekësore është vepra më e madhe infrastrukturore në shëndetësi në 30 vitet e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME