Categories Lajme

Kjo është gruaja që dyshohet të ketë vrarë 12 miq të saj

Një grua në Tajlandë është vënë në pranga pasi dyshohet që t’u ketë marrë jetën 12 miqve të saj. Sipas policisë, bëhet fjalë për helmim me cianid.

Sararat Rangsiwuthaporn u arrestua në Bangkok të martën pas hapjes së hetimeve rreth vdekjes së një mikeshës së saj. Dyshimet u ngritën nga familja e viktimës pasi ajo vdiq gjatë një udhëtimi me Rangsiwuthaporn në fillim të këtij muaji.

Pas hetimeve, policia tashmë dyshon se ajo ka vrarë edhe 11 të njohur të tjerë të saj, duke përfshirë këtu edhe ish të dashurin.

Policia pretendon se ajo ka vrarë për arsye financiare ndërsa Sararat i ka mohuar të gjitha akuzat.

Dy javë më parë, ajo udhëtoi me shoqen e saj në provincën Ratchaburi, në perëndim të Bangkokut, ku kishin morën pjesë në një ritual budist, në një lumë. Menjëherë pas ritualit, mikesha e saj u rrëzua e vdekur në bregun e lumit.

Pas kryerjes së autopsisë, në trupin e saj u gjetën gjurmë cianidi. Viktimës i mungonin po ashtu telefoni, paratë dhe çantat kur u gjet.

Autoritetet thanë se viktimat e tjera kanë vdekur në mënyrë të ngjashme, por nuk dhanë informacione të mëtejshme. Vrasjet dyshohet të kenë nisur në vitin 2020.

Policia tajlandeze ka marrë gjithashtu në pyetje partnerin e Sararat- një oficer i lartë policie në provincën Ratchaburi, ku vdiq shoqja e saj. Dyshja janë ndarë së fundmi, raportojnë mediat tajlandeze.

Cianidi mund të zbulohet në kufoma edhe disa muaj pas vdekjes, nëse është përdorur sasi vdekjeprurëse.

Helmi nuk u lejon qelizave të trupit që të ushqehen me oksigjen duke shkaktuar kështu sulme në zemër. Simptomat e hershme përfshijnë marramendje, gulçim dhe të vjella.

Përdorimi i tij në Tajlandë është shumë i rregulluar dhe personat që zbulohet se mund ta kenë në posedim përballen me dy vjet burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME