Categories Lajme

Historia e Ardiana Gjinit, mjekja shqiptare që ligjëron në universitete britanike

Ardiana Gjini Beeley është Specialiste e Shëndetit Publik në Bristol të Anglisë.

Ardiana ka rrëfyer në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini hapat e karrierës së suksesshme të saj si dhe njohja me bashkëshortin e saj.

Mjekja e lindur në Gjakovë, kishte qenë studente në Universitetin e Prishtinës në momente shumë të vështira për Kosovën.

“Për shkak të masave të dhunshme në Kosovë, u detyrova të regjistrohem në Sarajevë , por edhe atje më zuri lufta dhe prapë u ktheva në Kosovë ku edhe diplomova në mjekësi”, tregon ajo.

Adriana tregon se në vitin 1996 kishte filluar karrierën si mjeke në Spitalin e Gjakovës dhe me fillimin e luftës iu bashkëngjitë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Me eskalimin e situatës dhe intensifikimin e luftës u zhvendosa në Shqipëri ku edhe atje punova në institucione të ndryshme shëndetësore. Pas luftës u ktheva bashkë më OBSH dhe kontribuova për rimëkëmbjen e sistemit shëndetësorë”.

Gjakovarja tregon se ajo shkoi në Angli për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm, por fati deshi që ajo të njihte të dashurin e saj që tashmë janë të martuar.

“Në verën e vitit 2003 pasi kishte përfunduar studimet për Master takova bashkëshortin tim tashmë…Tashmë në Kosovë jemi një shoqëri më e hapur, në atë kohë kultura jonë ishte më pak e hapur. Martesa me një të huaj kishte vështirësitë e veta, dhe në fillim kishte aspekte shokuese, por edhe familja ime e kuptoi se jeta ime nuk ishte domosdoshmërisht e lidhur patjetër me Kosovën”, rrëfen Ardiana Gjini Beeley.

Mjekja tregon se edhe sot në Angli ka diskriminime ndaj të huajve e madje edhe ndaj femrave.

“Jam ndoshta e vetmja jo e huaj në pozitën që unë drejtoj në Angli…Ka sfida që ndoshta nuk janë shumë të këndshme për sukses në atë vend”, thotë Adriana.

Profesoresha universitare në Angli, thotë se të qenit mjeke në Mbretërinë e Bashkuar është një sfidë e madhe, ashtu si edhe në çdo vend të botës.

“Kam pasur shumë net pa gjumë për vendimet që kam marrë në lidhje me jetën e pacientëve, por fatmirësisht nuk kam pasur ndonjë situatë problematike”, thotë Ardiana Gjini Beeley.

Duke folur për sistemin shëndetësor në Kosovë, ajo ka thënë se është pozitive se nga momenti kur ajo e ka lënë punën në Kosovë, jetëgjatësia mesatare është rritur.

“Kur unë kam punuar mjeke në Kosovë jetëgjatësia mesatare ishte 67 vjet, ndërsa tani e ka kaluar 70-tën”, thotë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME