Categories Lajme

Historia e trishtë e Briseldës, me prindër të divorcuar dhe jetonte e vetme me vëllain në Tiranë

Kur i vëllai i Briseldës, 17-vjeçares së vrarë mbrëmë në Laprakë, shkruajti sot “Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë”, shumëkujt i shkoi ndërmend pyetja rreth të kaluarës së dy fëmijëve të familjes Gjikola.

Briselda u vra mbrëmë me armë zjarri gjatë një atentati në Laprakë, Tiranë, ndërkohë që i dashuri i saj mbeti i plagosur me plumb në shpatull dhe qafë.
Edhe pse i plagosur Erion Bengo nxitoi me makinë për në spitalin e Traumës për të shpëtuar të dashurën e tij, por fatkeqësisht pa shpresa.

Sipas burimeve të “Faxweb”, Briselda ka lindur në Kurbnesh të Mirditës. Prindërit e 17-vjeçares para disa vitesh janë divorcuar. Mamaja e saj jeton në Itali, ndërkohë që i ati banon ende në Kurbnesh.

Dy fëmijët, vajza dhe djali që është pak më i vogël banojnë në Tiranë. Këtë vjeshtë brenda dy muajve dy fëmijëve u kanë vdekur gjyshërit që banonin në Kurbnesh.

Vëllai i Briseldës ka shkruar sot:

Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht.R.I.P.”

Ngjarja mendohet se ka ndodhur pas një sherri që Benga ka pasur me disa të rinj të tjerë, në një nga lokalet e zonës, pak minuta para vrasjes. Policia thotë se ka zbuluar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij, po për arsye hetimi nuk jep detaje të tjera.

Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë ngjarje. Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Deri më tani dy janë pistat e hetimit, e para se të shtënat erdhën për shkak të xhelozisë, se adoleshentja ka patur një lidhje më herët, dhe se autori i vrasjes është konfliktuar me Bengën. Ndërsa pista e dytë është ajo e konflikteve të mëparshme të Bengës, dhe shantazhit që ky i fundit i ka bërë 2 vite më parë, ish-të dashurës së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME