Categories Lajme

Vlorë, reforma e ujit me ritme të larta

Në qytetin e Vlorës dhe njësitë administrative të tij po ecën me ritme të larta reforma e ujit, si dhe formalizimi i të gjithë abonentëve.

Ditën e sotme punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve shkuan në Njësinë Administrative Nartë, ku u kanë folur banorëve të zonës për rëndësinë e reformës së ujit.

“Derë më derë për zbatimin e reformës së ujit. Sot kemi vijuar kontaktet me banorët e zonës së Nartës, si dhe me qytetarët në lagjen “24 Maji”, ku kemi njoftuar qytetarët edhe për debitë”, bën të ditur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.

Reforma e ujit po vijon me ritme në të gjithë qytetin e Vlorës. Përveç ndërprerjeve të ujit të pijshëm për debitorët, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje vijojnë kontaktet me abonentët, të cilët i kanë njoftuar nëse janë debitorë.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka arritur rezultate të kënaqshme në reformën e ujit, ndërsa ka pasur një angazhim të lartë nga të gjithë punonjësit e angazhuar në aksionet e ndërmarra./k.s/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME