Categories Sport

Ndeshja Inter-Napoli u përgjak, humb jetën një tifoz, të tjerë të lënduar

Disa orë mbas polemikave që shoqëruan 90 minutat e supersfidës së Seria A, Inter-Napoli 1-0, një lajm i tmerrshëm ka mbërritur. Kjo ndeshje është përgjakur, madje ka lënë pas edhe një viktimë. Bëhet fjalë për një tifoz të Interit, i cili vdiq mbrëmë në spitalin e San Carlo të Milanos. Tifozi, vetëm 35-vjeçar, u dërgua në spital me “kodin e kuq”, si shkak i përplasjes me tifozët e Napolit. Ai ishte viktimë e një prite nga rivalët. Një furgon me tifozë të Napoli ka mbetur i bllokuar nga sulmi i tifozëve zikaltër me shkopinj dhe zinxhirë. Personat në makinë kanë zbritur dhe ka nisur përleshja.

I plagosuri me thikë u nis menjëherë me makinë në spital, por mjekët, megjithë ndërhyrjen e shpejtë, nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë. Ky është përfundimi i trishtuar i ndeshjes nga incidentet që kanë ndodhur mbrëmë para lojës.  Siç ka thënë një grup i tifozëve të Interit dhe një prej përkrahësve të Napolit, ata janë përballur me njëri-tjetrin me shkopinj, zinxhirë dhe thika, duke krijuar skena autentike guerrilase në rrugën “Sant’Elena”. Vdekja e tifozit të Interit është më e rënda e një nate të përgjakshme. Katër të tjerë janë goditur me thikë dhe njëri prej tyre, 43 vjeç, është transportuar në spitalin e Sacco me plagë në bark.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME